Futbollisti i ri i Chelseat, Timo Werner, ka pranuar se nuk ka luajtur asnjëherë ndaj mbrojtësve aq të gjatë sikur ata të Brightonit.
Blutë fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë sezonale në Ligën Premier që e zhvilluan si mysafirë.
Trajneri Frank Lampard i angazhoi nga minuta e parë dy gjermanët e transferuar këtë edicion, Werner dhe Kai Havertz.
Në konferencën për shtyp pas takimit, ish-sulmues i RB Leipzigut është pyetur nga gazetarët se si ishte të luante përballë mbrojtësve të Brightonit.
“Po, në Ligën Premier zhvillohet futboll ndryshe, mendoj për shkak të mbrojtësve… Nuk kam luajtur asnjëherë ndaj tre mbrojtësve aq të gjatë, mbrojtës shumë të mëdhenj”.
“Mirëpo, ndeshja, sipas meje ishte mjaft argëtuese. Sidomos në pjesën e parë, pata shumë hapësira, ku mund t’i bëja vrapimet e mija”, ka deklaruar Werner, ndërsa përgjigja e tij është pëlqyer nga tifozët e Chelseat që kanë reaguar në rrjetet sociale. /Telegrafi/
🗣"I have never played against 3 defenders like this so tall, so big massive defenders!" 😭
Timo Werner saying he has never played against defenders like the Brighton back line! 🤣 pic.twitter.com/fihn9i1aD5
— Football Daily (@footballdaily) September 14, 2020