Site icon Telegrafi

Përgjigja e Reeves kur pyetet se çfarë ndodh pasi vdesim: Atyre që na duan, do t’u mungojmë

Keanu Reeves (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/GUliver)

Aktori hollivudian, Keanu Reeves, e ka lënë pa fjalë moderatorin Stephen Colbert gjatë një emisioni televiziv. 54-vjeçari ishte mysafir në “The Late Show with Stephen Colbert”, ku ka folur në lidhje me dy projektet e tij të reja, ndërsa gjatë bisedës është përmendur edhe çështja e vdekjes.

Reeves, i cili luan në vazhdimin e tretë të “John Wick” që nis shfaqjen këtë javë, ka njoftuar se do të realizojë edhe një vazhdim të tretë të filmit “Bill and Ted”.

Duke i komentuar protagonistët në “Bill and Ted”, aktori ka thënë se nëse ata nuk arrijnë të shkruajnë një këngë: “Kjo nënkupton fundi i universit, përfundimi i kohës dhe hapësirës. gjithçka merr fund”.

“Pra, por përballesh me mortalitetin individual dhe mortalitetin e gjithë ekzistencës”, pyeti Colbert, ndërsa mori përgjigje pohuese nga Keanu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keanu Reeves

Menjëherë pas, nikoqiri e pyeti aktorin se çfarë mendonte ai se ndodh pasi të vdesim.

“E di se atyre që na duan, do t’u mungojmë”, ishte përgjigja që nxiti një reagim te publiku dhe një mimikë interesante te Colbert, i cili më pas ia zgjati dorën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version