Telegrafi

Përgjigja befasuese e Deontay Wilderit për rikthimin e mundshëm të Floyd Mayweather në boks

Deontay Wilder ka thënë se atij nuk i intereson nëse Floyd Mayweather rikthehet apo jo në boks.

Bronze Bomber është pyetur më herët se çfarë mendonte për pensionimet që po i bënte boksieri i peshave të lehta herë pas here.

Amerikani kishte thënë se është ai që vendosë se çfarë bën, derisa po përgatitjet për takimin ndaj Luis Ortizit në vitin e kaluar.

Wilder tani ka thënë se nuk i intereson atij se çfarë bën Mayweather, pasi secili ka planet e tyre.

“Nuk kam ide, ju e dini çfarë mendoj? Mendoj, ka shumë gjëra të ndryshme që mund të thuhen për të”, ka thënë ai.

“Lejojeni të bëjë çfarë të dëshirojë, është vendimi i tij, Personalisht, nuk më intereson”.

“Nuk ka ndryshuar asgjë me pensionimet e tij dhe nuk do të ndryshojë asgjë, është e njëjta si atëherë dhe tani”, ka shtuar më tej Wilder.

Amerikani tani po përgatitet për trilogjinë ndaj Tyson Furyt dhe të tentojë të rikthejë titullin WBC në brezin e tij. /Telegrafi/