Ndërmarrja publike komunale ‘Standard’, e cila, përveç për furnizimit me ujë, kujdeset edhe për higjienën e qytetit, ka filluar me aksionin për pastrimin e deponive të egra, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
‘Fshehtësi publike është, deponitë i kanë gjithkund, gjithsesi japin pamje të shëmtuara për qytetin edhe për ne si ndërmarrje, edhe pse ne nuk kemi asnjë pjesë në nivelin e krijimit. Ata i krijojnë qytetarët e pavetëdijshëm, që hedhin mbeturina ku të arrinë, madje edhe pranë kontejnerëve të shprazët rreth tyre, por jo edhe në to’, tha Omer Cami, udhëheqës për sektorin e higjienës komunale.
Ai apelon te të gjithë qytetarët dhe institucionet që të jenë më të vetëdijshëm sepse përveç kësaj është në mbrojtjet të mjedisit jetësor, por gjithsesi edhe imazhit të qytetit, i cili gjithmonë ka qenë i njohur si qytet i ambientit të pastër. /Telegrafi/