Situata në Kuvendi e Maqedonisë po eskalon tejmasë, pasi që protestuesit tashmë kanë hyrë edhe në sallën e konferencave, ku janë të pranishëm disa deputetë të shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mediat raportojnë se tashmë deputetë e shumicës parlametnare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me gjënsende të ndryshme. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden aty brenda.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është përgjakur nga protestuesit. Forcat policore kanë arritur në dyert e Kuvendit./Telegrafi/