Telegrafi

Përgjaket referendumi në Kataloni, policia gjuan me plumba gome votuesit (Foto)

Raportohet se policia spanjolle është duke i gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar në referendumin e Katalonisë për pavarësi.

Hulumtuesi i Universitetit “Princeton”, Jordi Graupera, ka postuar një video në rrjetin social Twitter ku shihet një numër i Gardës Civile duke gjuajtur ndaj turmës, transmeton Express.

Qendrat e votimit janë hapur sot me fillim nga ora 9.00 në Kataloni, përkundër kundërshtimit të ashpër nga Madridi.

Katalonia, një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ka 7.5 milionë banorë si dhe gjuhën dhe kulturën e vet.

Po ashtu, ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si një shtet i ndarë nga kushtetuta e Spanjës.