Telegrafi

Përgjaket Kyrie Irving: Bashkëlojtari e goditi me bërryl dhe e bëri ta braktis ndeshen pas dy minutash lojë! (Video)

Boston Celtics kanë shënuar fitore të mundimshme kundër Charlotte Hornets me rezultat 90:87.

Por, minutat e para të ballafaqimit nuk ishte edhe aq të mira për basketbollistin Kyrie Irving.

Ky i fundit pësoi një incident kur shoku i ekipit, Bane e goditi me bërryl gjatë një kërcimi për të rrëmbyer topin nën kosh, e cila rezultoi me gjakderdhje.

Lexo po ashtu Spurs pëson humbje, Bucks rikthehet te fitoret në NBA (Video)

Kyries iu dha ndihmë, pas së cilës nuk hyri në lojë, e cila u shfrytëzua më së miri nga Charlotte për të shkuar në 18 pikë epërsi.

Megjithatë, edhe pa Irvingun, Celtics arriti të bëjë përmbysjen e madhe dhe të shënojë fitoren 11-të me radhë këtë sezon në NBA.

Shane Larkin dhe Jayson Tatum, ishin koshashënuesit më të mirë te Bostoni me nga 16 pikë secili, derisa te Hornetsi u dallua Kemba Walker me 20 sosh.

Kjo ishte fitorja e 11-të e Bostonit me radhë krahas 2 humbjeve që i kanë dhe aktualisht është seria më e gjatë e fitoreve në NBA. /Telegrafi/