Policia në Antwerp ka njoftuar se në qytetin belg ka ndodhur një incident, mirëpo nuk janë të vërteta raportimet e mediave për sulme terroriste.
Siç transmeton Reuters, në njoftimin e policisë thuhet se në incident ka qene i përfshirë vetëm një person, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera, por është thënë se situata është nën kontroll.
Frika për sulme tjera vjen pas shpërthimeve në Bruksel ku humbën jetën 34 njerëz.
Kreu i Qeverisë belge ka bërë të ditur se policia është duke kryer bastisje të shumta në kërkim të terroristëve. /Telegrafi/