Telegrafi

Përgënjeshtrohet lajmi se Sandra Bullock është në pritje të fëmijës së saj të parë biologjik

Sandra Bullock (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Për një kohë të gjatë, Sandra Bullock ka qenë pjesë e titujve të gazetave për një shtatëzni të mundshme të saj, ku u aludua se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë biologjik. Sidoqoftë, tani është zbuluar se nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë histori.

Fituesja e çmimit “Oscar”, Sandra Bullock është një nga zonjat kryesore në Hollywood. Sandra adoptoi dy fëmijë dhe është nëna e Louis Bardo Bullock dhe Laila Bullock. Duke thënë këtë, kishte raporte që pretendojnë se Sandra është shtatzënë me fëmijën e saj të parë biologjik. Kishte raportime në media verën e kaluar që pretendonin se aktorja po priste fëmijën e saj të tretë. Epo, nuk është kështu pasi nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë histori siç pretendohet nga tabloidi Gossip Cop.

E gjitha filloi kur portali NW publikoi një artikull në gusht të vitit 2019, duke thënë se Sandra ishte shtatzënë, pasi dukej më e shëndoshë se zakonisht. Jo vetëm kaq, por tabloidi pretendonte se aktorja po e mbante shtatzëninë “sekret” dhe se ajo dëshironte të bënte një fëmijë me të dashurin e saj, Byran Randall. Portali përmendi gjithashtu se në bazë të “shenjave” të cilat po ngadalësoheshin në rutinën e saj të stërvitjes dhe shmangien e alkoolit, ishin të mjaftueshme për të lënë të kuptohet se Bullock po priste fëmijën e saj të parë biologjik.

Sandra Bullock (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Portali përmendi më pas se edhe faktin se ajo ishte e hapur për idenë e birësimit përsëri. Bullock zbuloi në një intervistë se të qenit shtatzënë natyrisht ishte diçka “ideale” për të.

“Bryan është një baba i mrekullueshëm që kurrë nuk i bën presion asaj mbi këtë temë, por është një sekret i hapur që ata shpresonin se mund të ndodhte. Fakti që duket se po e bën këtë tani do të ishte një bekim i tillë, ata do të jenë kaq të ngazëllyer”, tregoi një burim pranë çiftit.

Sandra Bullock (Foto: Ilya S. Savenok/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, historia që u aludua në media para nëntë muajsh, do të thotë se po të ishte e vërtetë, aktorja do të lindte fëmijën deri tani.

Aktorja Bullock përndryshe është përpjekur të mbetet shtatzënë përmes frytënimit artificial gjatë dy vjetëve të fundit, por nuk ka pasur sukses. /Telegrafi/