Telegrafi

Përgënjeshtrohet lajmi për shembjen e gurëve në tunelin e Kalimashit

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma në konferencën për shtyp, të shtunën, u shpreh se: “Në tunelin Rrëshen-Kalimash nuk ka asnjë shembje, as një aksident”.

Kjo,sipas Tomas, “është një përpjekje mjerane në vrazhdën e përpjekjeve denigruese ndaj veprës më të madhe të kombit. Është përpjekja e fundit, sipas tij, përpara humbjes së përkrahësve të tyre politikë.

Operatori ndërkombëtar ka konfirmuar që çdo gjë është normale. “Ju garantoj që qytetarët ecin në siguri të plotë në tunel. Tuneli është vënë në shfrytëzim brenda standardeve të sigurisë”, ka thënë Toma. /Telegrafi/