Sfilata u mbajt në “Park Avenue Armory” në Manhattan, një zgjedhje e përhershme e Tom Ford.
Kryeredaktorja e “Vogue”, Anna Wintour, Tom Hanks dhe bashkëshortja Rita Wilson, Adriana Lima, Cardi B dhe ylli i NBA, Russel Westbrook, ishin disa prej të ftuarëve më të rëndësishëm të ulur në rresht të parë për të nisur New York Fashion Week me sfilatën e Tom Ford.
Të ftuar të tjerë të rëndësishëm ishin Paris Jackson, ylli i “Crazy Rich Asians”, Henry Golding etj.
Henry Golding
Russel Westbrook
Cardi B
Adriana Lima
Gigi Hadid, një yll!
Koleksioni “Pranverë/Verë 2019” është një remix i sofistikuar që përfshin detaje të lëkurës së krokodilit dhe pendëve.
Modelja Kaia Gerber
Vihet re një përzierje e veshjeve romantike me ato me origjinë shtazore.
Një pjesë e mirë e modeleve në sfilatë mbanin shami të lidhura pas kokës.
Duke filluar nga magjia e stilit retro, kostumet e viteve ’70-’80, shamitë e kokës që të çojnë në fillim të viteve 2000, Tom Ford vendosi tendenca të reja për gjithë adhuruesit e modës.
Vetë ai, Tom Ford
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=o5ox0PvaaII