Telegrafi

Përgatitjet e pazakonta të ushqimeve që kurrë nuk keni menduar se ekzistojnë (Foto)

Të gjithë njerëzit kanë ngrënë ndonjëherë diçka jashtë normales, por ato as që krahasohen me ushqimet që i kanë provuar disa persona, të cilët i kanë ndarë eksperiencat e tyre në ueb-faqen Quora.

Në pyetjen se cili është ushqimi më unik që keni ngrënë, janë lënë shumë përgjigje që në disa raste janë edhe rrëqethëse, transmeton Telegrafi.

Ndër më të çuditshmet është pjata me ‘prirje kanibalizmi’ pasi një burrë ka treguar se si e ka pjekur në grill placentën e gruas së tij dhe e kanë ngrënë së bashku.

Gjarpri me të vegjlit e pa lindur, është një tjetër ushqim bizar që e kanë provuar njerëzit. Madje, është konsideruar me rrezik të lartë, sepse reptili ishte helmues.

Ngrënia e kallamarit nuk është e rrallë, por një burrë ka thënë se i ka përdorur vetëm tentakulat e një gjallese të tillë, të cilat përmbajnë edhe materie helmuese.

Kaçkavalli është një ushqim pothuajse i përditshëm, por një çift bashkëshortor kanë vendosur ta hanë ndryshe. Ata e kanë hedhur në vajin që vlonte së bashku me najlon dhe e kanë vënë më pas në kifle.

Në vaj të vluar, dikush tjetër ka hedhur insektet e njohura si kacabu dhe më pas i ka servuar si grisini.

Shumë pjesë të pulës përdoren në industri, por këmbët gjithmonë hidhen. Mirëpo, dikush i ruan këto pjesë të shpezës dhe i vë në supë. /Telegrafi/