Site icon Telegrafi

Përgatitje për një ceremoni evropiane, në nderim të Helmut Kohlit

Përgatitjet po vazhdojnë për organizimin e një ceremonie zyrtare evropiane në nderim të Helmut Kohlit, shtyllë e ndërtimit të BE-së, i cili vdiq të premten në moshën 87-vjeçare, theksoi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Presidenti i ekzekutivit evropian, Jean-Claude Juncker, i cili urdhëroi të premten vendosjen e flamujve në gjysmështizë në Bruksel, propozoi organizimin e një ceremonie të madhe evropiane për të përshëndetur kujtimin e tij.

Kjo do të jetë ceremonia e parë për të nderuar një prej tre personaliteteve të vetme që kanë marrë titullin qytetar nderi të Evropës – francezin Jean Monnet dhe Jacques Delors.

“Përgatitjet po vazhdojnë, jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet gjermane dhe familjen e të ndjerit për organizimin e kësaj ceremonie”, deklaroi Mina Andreeva, zëdhënëse e Komisionit Evropian duke shtuar se asnjë datë nuk ishte vendosur ende.

Mes hipotezave që qarkullojnë bën pjesë ajo e një ceremonie të organizuar në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.

I konsideruar si babai i ribashkimit gjerman 45 vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe si shtylla e ndërtimit evropian, Kohl vdiq sot në moshën 87-vjeçare. Vdekja e mbajtësit të rekordit të jetëgjatësisë në kancelarit (1982-1998) në Gjermaninë moderne ka ngjallur reagime në mbarë botën.

“Helmut Kohl ishte një evropian i madh dhe një mik i mirë”, reagoi Jean-Claude Juncker duke e cilësuar si mishërim të Evropës.

Exit mobile version