Site icon Telegrafi

Përgatitje për edicionin e ri në basketboll

Tërheqja e shortit për të gjitha ligat do të bëhet më 16 shtator. Trajnerët e basketbollit do të duhet të aplikojnë për licencim deri me 23 shtator të vitit 2011.

Shoqata e gjyqtarëve do të organizojë testin fizik më 10 të po këtij muaji në ora 11:30 në palestrën e sporteve në Prishtinë, ndërsa seminari për gjyqtarë, vëzhgues dhe trajnerë, si dhe testi i dijes – me shkrim, do të organizohet më 24 dhe 25 të shtatorit.

Superkupa e Kosovës në basketboll ndërmjet kampionit KB “Sigal Prishtina” dhe fituesit të kupës së Kosovës KB “Peja” do të zhvillohet një javë para fillimit të edicionit 2011/2012.

BKT Superliga starton me 1 tetor 2011, ndërsa të gjitha ligat tjera me 8 tetor 2011. Afati kalimtar ka filluar me 1 shtator ndërsa do të përfundojë me 20 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version