Telegrafi

Përgatitet Xboxi më i lirë?

Versioni i këtillë i Xbox do të përkrah Kinectin, e paraqitja pritet të bëhet kah fundi i vitit 2013. Konsola sipas të gjitha gjasave do të ketë performanca pak më të dobëta grafike, por do të mundësoj luajtjen e lojërave, shikimin e filmave dhe do të ketë mundësitë e tjera të konsumimit të përmbajtjeve multimediale. Paraqitja e Xbox Next, trashëgimtarit “të vërtetë” të konsolës aktuale Xbox 360, pason shumë shpejtë pas Xbox Lite, pohojnë burimet jozyrtare. /Telegrafi/