Telegrafi

Përgatitet seri e re e përmendoreve në Shkup?! (Video)

Seri e re e përmendoreve në orët e mëngjesit është vendosur në qendër të Shkupit. Sipas TV24, përmendoret që përshkruajnë shenjtorë të ndryshëm do ta dekorojnë ndërtesën administrative e cila është duke u ndërtuar pranë objektit të Operas dhe Baletit të Maqedonisë.

Marrëveshja për ndërtimin e objektit administrativ është nënshkruar në vitin 2015 me vlerë prej 10 milionë euro me TVSH, ndërsa në të janë të përfshira edhe vendosja e përmendoreve si shërbime artizanale.

Në orët e mëngjesit më saktësisht në orën 03:30 pas mesnate, përsëri u vendosën përmendore në qendrën e qytetit. Pasi vërejtën kamerën e TV24, punëtorët ndaluan punën e tyre dhe u larguan.

Vendosja e përmendoreve në orët e natës nuk bëhet për herë të parë. Kështu ishte edhe me rastin e pëmendoreve që u vendosën në qendër të Shkupit, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=blO00gLk2s4