Ministria për Kulturë informon se është përgatitur propozim-marrëveshja kolektive për të punësuarit në kulturë.
Sipas tyre, ky propozim është përgatitur në konsultim me përfaqësuesit e sindikatave dhe shtëpive të kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I tërë procesi pritet që të finalizohet deri në fund të këtij viti.
Ministria bën të ditur se propozimi në tërësi do ta ricaktojë mënyrën e përcaktimit të rrogave për të punësuarit në shtëpitë e kulturës, ndërsa duhet të zgjidh edhe çështje tjera të hapura që ndërlidhen me të drejtat e të punësuarve, duke patur parasysh se marrëveshja paraprake kolektive ka skaduar në vitin 2008.
Marrëveshja do të rregullojë edhe kompenzimin e harxhimeve për transport, punë në terren, si edhe për punë plotësuese që dalin nga amësia e shtëpisë së kulturës./Telegrafi/