Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit do ta promovojë prodhimin turistik me një përmbajtje dhe format. Janë përgatitur broshura dhe një film i shkurtër turistik, si edhe materiale të reja promovuese për nevoja panairesh dhe prezantim aktivitetesh për tregun e jashtëm turistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Broshura përmban fotografi autentike dhe tekste për qendrat turistike në vend, me dizajn interesant për të tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të jashtëm që janë të gatshëm të zbulojnë pasuritë turistike të Maqedonisë. Broshura ka gjithsej 52 faqe ku janë përfshirë të dhëna historike, arkeologjike, kulturore, ushqimore, etj.
Sipas AIM-së, filmi turistik është 16 minuta i gjatë dhe i përfshinë qendrat më të mëdhaja turistike, malet, liqenet, lumenjt, atraksionet turistike, etj. Materialet janë përgatitur në dhjetë gjuhë, përfshi maqedonishten./Telegrafi/