Site icon Telegrafi

Përgatitet plan për shfrytëzim më efikas të fondeve IPA

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot u takua me Nicola Bertolini, udhëheqësin për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup (DBE). Në takim është biseduar për gjendjen e tanishme të projekteve dhe janë shkëmbyer të dhëna për realizimin e projekteve dhe shfrytëzimin e IPA-fondeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kam realizuar takime me ministrat, kryetarët e komunave dhe përfaqësues tjerë të institucioneve, me qëllim të informimit të drejtëpërdrejtë për sfidat dhe pengesat në realizimin e projekteve të financuara nga IPA’, tha Osmani.

Osmani e ka informuar Bertolinin për përgatitjen e një master-plani vëllimor, i cili do të klasifikohet sipas rëndësisë së masave që duhet të ndërmeren, dhe me të cilin planifikohet revizion dhe përparim i punës në IPA-strukturat, me qëllim të rritjes së shfrytëzimit të këtyre fondeve.

Për reformat në fjalë, Osmani pret përkrahje si nga delegacioni i BE në Shkup, ashtu edhe nga institucionet kompetenete për IPA fondet në suaza të Bashkimit Evropian.

Konstatim i përbashkët i bashkëbiseduesve, Osmani dhe Bertolini, ka qenë se shfrytëzimi i IPA fondeve nga ana e RM-së mund të ngritet në mënyrë të dukshme./Telegrafi/

Exit mobile version