Siç informuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot është mbajtur seanca e dytë e grupit punues për konfirmimin e nevojës për ndryshime të Ligjit për arsim të lartë, në të cilën ka marrë pjesë edhe eksperti i huaj për arsim të lartë, Jamil Salmi, i cili do të angazhohet në procesin e përgatitjes së ligjit të ri për arsim të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në grupin punues për konfirmim të nevojës për ndryshime në ligj marrin pjesë: Ministresha e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, përfaqësues të universiteteve shtetvrore dhe private, sindikatat nga fusha e arsimit dhe përfaqësues të Plenumit të profesorëve dhe studentëve të RM.
“Qëllimi i Grupit punues është përgatitja e Ligjit të ri për arsim të lartë i cili do t’i përfshijë të gjitha aspektet, nga statusi dhe organizimi i universiteteve, kompetencat e Senatit, menaxhimi i fakulteteve, statusin e mësimdhënësve dhe nostrifikimi i diplomave, të gjitha këto nëpërmjet një debati cilësor dhe gjithëpërfshirës”, thuhet nga MASH./Telegrafi/