Site icon Telegrafi

Përgatiten propozim-ndryshimet e Ligjit për bombat

Burime diplomatike për të ”24vetsi” thonë se ministri i drejtësisë, Adnan Jashari, bashkë me ambasadorët Baily dhe Orav, si edhe ekspertët e Komisionit të Venecias (KV), i kanë bashkërenduar ndryshimet në Ligjin për bombat dhe për informatorët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre burimeve, ministri është pajtuar me ekspertët e KV-së që plotësisht të zbatohen vërejtjet e këtij komisioni, me të cilat kërkohet rishikimi i të dy ligjeve, ndërkaq komisioni kërkon veçanërisht ndryshime në Ligjin e privatësisë, për t’u kufizuar privatësia nga interesi publik, por edhe të vazhdohet me publikimin e përgjimeve që kanë të bëjnë me interesin publik.

Ambiciet e ministrit dhe diplomatëve janë që deri të premten, këto ndryshime të futen në procedurë kuvendore dhe të votohen me konsenzus, në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos./Telegafi

Exit mobile version