Përbërësit:
– 240g çokollatë për gatim
– 4 lugë gjelle gjalpë
– 2/3 gotës miell
– ½ lugë çaji pluhur për gatim
– ½ lugë çaji kripë
– 2 vezë
– ¾ gotës sheqer
– 1 lugë çaji sheqer vanilje
– 150g çokollatë e copëtuar
Përgatitje:
– Fillimisht lëreni furrën të nxehet në 180 gradë Celsius dhe lëreni jashtë tabakun e pjekjes
– Prejeni çokollatën në copa të vogla
– Përzieni sheqerin, vezët dhe sheqerin e vaniljes për rreth 4 minuta
– 240g çokollatë shkrini me gjalpë në mikrovalë
– Shtojeni çokollatën në përzierje dhe përzieni prapë ngadalë
– Në një enë tjetër, përzieni miellin, pluhurin e gatimit dhe kripën. Pas përzierjes, shtojeni në enën me përbërësit tjerë dhe përzieni prapë
– Çokollatën e mbetur shtojeni dhe përzieni
– Biskotat vendosni rreth 5-7 centimetra larg njëra-tjetrës
– Gatuani për 12-15 minuta. /Telegrafi/