Ka përfunduar para kohe sezoni për Merih Demiral, pasi lojtari ka lënduar ligamentet e gjurit.
Juventusi fitoi mbrëmë ndaj Romës 2-1 në Olimpico, por që mbrojtësi turk pësoi lëndim në gju.
Fillimisht dukej si lëndim jo serioz, por që nga kërcimi i tij për ta larguar topin nga zona, ka lënduar ligamentet.
Lojtari i kompletoi testet mjekësore sot në mëngjes te Zonja e Vjetër, derisa nga stafi mjekësor u konfirmua se ai i ka lënduar ligamentet e gjurit.
Demiral do të mungojë deri në gjashtë muaj te torinezët, ndërsa ka humbur shanse që të luajë edhe për Turqinë në Euro 2020. /Telegrafi/
Torna presto, Merih!
Ti aspettiamo ❤@Merihdemiral https://t.co/T1gVLrN8O1— JuventusFC (@juventusfc) January 13, 2020