Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë të premten një lajm të mirë për banorët e kryeqytetit.
Ai ka njoftuar se ka përfunduar zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në katër korsi.
“Me ritme të shpejta janë duke u rregulluar edhe trotuaret e po ashtu po shtohet gjelbërimi në këtë rrugë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai tutje ka thënë se është liruar hapësira publike dhe “tani jemi duke e transformuar këtë zonë, ashtu siç kemi premtuar”.
Ndryshe, zgjerimi i kësaj rruge ka filluar rreth një muaj më parë. /Telegrafi/