Ka përfunduar xhiro e katërt në elitën e futbollit shqiptar dhe tanimë ka një lider të vetëm.
Tirana ka marrë fitore në udhëtim te Kukësi me rezultat të ngushtë 2-1.
Me rezultatin e njëjtë ka triumfuar edhe Erzeni që ka mposhtur Dinamon e Tiranës 2-1 si dhe Laçi që triumfoi ndaj Vllaznisë së Shkodrës me të njëjtin rezultat.
Fitore ka marrë edhe Teuta e Durrësit që para adhuruesve të vet mposhti Skënderbeun 1-0.
Ndërkohë dueli i vetëm që përfundi pa fitues ishte ai mes Partizanit dhe Egnatias 1-1.
Tirana kryeson e vetme kampionatin me 10 pikë, derisa nga shtatë kanë Laçi dhe Egnatia
Vllaznia, Partizani dhe Erzeni kanë nga pesë pikë, por vlen të përmenden se kampioni në fuqi ka një ndeshje më pak të zhvilluar me Teutën e Durrësit. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore