Telegrafi

Përfundon xhirimi i filmit për sulmin e Gjeorgjisë në Oseti

Titulli i parë i filmit, sipas regjisorit, ka qenë “Dëshmitarët e fundit”.

“Kur ka arritur ekipi filmik në Chinvali, qyteti ka qenë ende gjysmë i zbrazët. Pastaj kemi varrosur persona të pafajshëm, ndërsa të ikurit ende nuk ishin kthyer”, ka thënë Salbiev.

“Rusia ende nuk e pati pranuar pavarësinë e Osetisë Jugore. Shkollat, tempujt, shtëpitë dhe banesat kanë qenë të shkatërruara dhe të djegura”, ka shtuar ai.

Heronjtë e filmit të tij janë njerëzit të cilët e kanë mbijetuar tragjedinë e përgjakshme në Chinvali. Njëri prej tyre është një fëmijë 11-vjeçar, i cili e ka udhëhequr ekipin xhirues deri te shtëpia e tij e rrënuar.

Të gjithë këta dëshmitarë të dramës së luftës, në film shprehen se dëshirojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre në Osetinë Jugore. Të gjithë thonë se gjeorgjianët i kanë vrarë dhe i kanë djegur, ndërkohë që rusët i kanë shpëtuar.