Për herë të parë në Kosovës, janë vendosur sot në Palestrën e Rinisë dhe sporteve në Prishtinë, koshat statik që janë një standard i ri nga FIBA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Në fakt, çdo gjë filloi nga standardet teknike që duhej përmbushur klub i basketbollit, Sigal Prishtina ndaj Ligës ballkanike ndërkombëtare të basketbollit, BIBL ku u paraqit për herë të parë këtë stinor.
Një fond i ndarë nga Ministria e sportit ka bërë që Pallati i Rinisë dhe sporteve në Prishtinë, të marr një pamje të re me vendosjen e ulëseve në palestër dhe tani me vendosjen e koshave statik, KB Sigal Prishtina si lidere e BIBL pret e qetë vazhdimin e garave në këtë ligë nga mesi i muajit janar. /Sporti1/Telegrafi/