Ka përfunduar me sukses turneu i radhës “Xhudo për paqe”, i cili u mbajt në Pejë.
Turneu i organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës dhe Klubi Ippon nga Peja ka mbledhur një numër të madh garuesish kosovarë si dhe nga shtetet e huaja.
Përpos çmimeve që i fituan në kategoritë përkatëse në këtë turne u ndanë edhe çmimet si garuesi më i mirë më kategorinë e meshkujve, femrave, si dhe klubi më i mirë.
Garuesja më e mirë në kategorinë e femrave u shpall Fatjona Kasapi nga klubi Ippon nga Peja, te meshkujt më i miri ishte Festim Beqiri, si dhe klubi më i mirë pa asnjë dyshim ishte klubi Ippon nga Peja, përcjell KP.
Xhudisti më i mirë në kategorinë e meshkujve, Festim Beqiri ndër tjerash tha se përgatitja fizike, si dhe ajo mendore ndikuan tek rezultatet e ditës se sotme.
“Më të kallxu drejt, përgatitja fizike më ka bërë me arrit këtë. Jam përgatit për këto rezultate se edhe trajneri im gjatë gjithë kohës ka qenë afër meje dhe më ka ndihmu me arrit këtu ku jam. Është botërori dhe Olimpiada” u shpreh ai.
Kujtojmë që në këtë turne morën pjesë edhe garues nga Turqia të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë më Driton Kukën dhe trajnerin më të suksesshëm nga Kosova.