Ka përfunduar turneu ndërkombëtar në tenis, memorialit “Enes Nallbani” i cili është mbajtur në Pejë.
Rrezart Cungu nga Ulqini dhe Aja Broqi nga Peja janë fitues të këtij turneu ndërkombëtar në tenis.
Në finale në konkurrencën e vajzave Aja Broqi shënoi fitore ndaj Blearta Ukëhaxhaj me rezultat 2-0 në sete.
Vendet e treta te vajzat i takuan Forta Morines dhe Maria Dukic.
Në finalen e meshkujve u përballen dy prej tenistëve më të mirë shqiptar, Rrezart Cungu dhe Shëndrit Deari, më i mirë ishte Cungu i cili triumfoi me 2-0 në sete.
Pozitat e treta te meshkujt i takuan Melos Nallbanit dhe Fresk Sylhasit.
Ishte ky edicioni i tretë i turneut memorial “ Enes Nallbani” i cili organizohet në nder të ish kryetarit të klubit të tenisit Peja . /Telegrafi/