Sot mbahet ceremoninë e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018 të pjesëtarëve të FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së.
Aktiviteti do të realizohet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në ora 10:00, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Të pranishëm do të jenë zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i KDS-së Gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe të ftuar të tjerë.