Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00
Komuna ka falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve testuese.
“Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm!”, ka njoftuar tutje Komuna e Prishtinës.
Gjatë muajve të fundit Komuna e Prishtinës ka testuar edhe rrugë tjera, duke i shndërruar në njëkahëshe.
Ndër premtimet kryesore të Përparim Ramës ka qenë lehtësimi i trafikut në Prishtinë./Telegrafi/