Tashmë ka përfunduar takimi në mes Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Pas më shumë se një orë takimi në fjalë tashmë është përfunduar, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Komisioni Evropian ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me një fokus në përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, për të cilën u dakorduan dy presidentët në korrik.