Kryeministri Edi Rama është parë këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, ku mësohet se ka takuar kryeparlamentarin Ilir Meta. Burimet thanë se takimi ishte rutinë, një ditë para nisjes së seancës plenare.
Takimet Rama-Meta janë gjithnjë në vëmendjen e mediave, por sot akoma më shumë ku tensionet prodhuan shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Pak minuta para Ramës, në zyrën e Metës ishte ministri Lefter Koka, një nga zërat që ka kritikuar fort policinë dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Ky i fundit, gjatë një aktiviteti ku ishte së bashku me ministrin Saimir Tahiri, i pyetur për akuzat e Kokës, tha se nuk merret me deklarata, por me punët e qytetit dhe se përgjigjen do ta japë në zgjedhje. /Telegrafi/