Site icon Telegrafi

Përfundon takimi në Presidencë, pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, ndërkohë që pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për të cilën u raportua se do të fillojë në ora 11:15.

Shkak për takimin Thaçi-Mustafa-Veseli është mandati i EULEX-it.

Të hënën, në një mbledhje të Qeverisë që u mbajt pas orës 18:00, Kuvendit iu procedua me urgjencë propozimi për miratimin e vazhdimit të mandatit të këtij misioni ndërkombëtar edhe për dy vitet e ardhshme.

Për këtë çështje pritet që Kryesia e Kuvendit të thërret mbajtjen e një seance plenare të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version