Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve politik dhe komisionerit Johannes Hahn. Pas takimit, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa nuk u deklaruan për media, derisa kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, deklaruan se janë biseduar për disa tema, si: zgjedhjet, demarkacioni dhe reformat evropiane.
Haradinaj tha se ka pasur mospajtime dhe se opozita nuk është lëkundur nga qëndrimet pasi mendon se zgjidhje e vetmja janë zgjedhjet, raporton KosovaPress
Kurse, sipas Ymerit, ky takim ishte pa rezultat. Ymeri po ashtu tha se e ka njoftuar Hahnin për rastin e Astrit Dehari. Sipas tij, Hahn ka kërkuar hetim të pavarur.
Pas takimit foli edhe euro-deputetja, Ulrike Lunaçek, e cila theksoi se ishte një takim i frytshëm ku është diskutuar për reformën evropiane.