Site icon Telegrafi

Përfundon takimi Ahmeti-Haindl

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në Ambasadën Gjermane në Shkup ku ka realizuar një takim të me të dërguarin e veçantë të gjerman, Johannes Haindl dhe Ambasadoren gjermane në Maqedoni, Christine Althauser, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, Ahmeti dhe Haindl kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend dhe kanë shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për dalje nga kriza aktuale politike.

Lideri i BDI, Ahmeti ka theksuar se partia e tij është e interesuar që çështjet e mbetura të zgjidhen sa më shpejt dhe reformat të zbatohen në mënyrë që të organizohen zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Në takim kryesisht është biseduar rreth çështjes së pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si parakushte për caktimin e ditës së zgjedhjeve të parakohshme.

Ahmeti e ka siguruar përfaqësuesin gjerman se BDI është partnere konstruktive e të gjitha forcave që duan zgjidhje të krizës dhe është e interesuar që kjo gjendje të tejkalohet sa më parë./Telegrafi/

Exit mobile version