Ka përfunduar suksesshëm prezantimin e tij këngëtari përfaqësues i Shqipërisë në “Eurovision 2018”, Eugent Bushpepa.
Ai interpretoi para publikut në Lisbonë këngën “Mall”, të cilën e ka kompozuar dhe shkruar vet.
Kënga është kënduar në gjuhën shqipe, teksa ka bërë për vete shikuesit dhe të pranishmit.
Interpretimi i Eugentit u cilësua si korrekt dhe këngëtari arriti të shpalosë vlerat e tij të vërteta vokale.
Në fund të performancave, do të bëhet hapja e votimit, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të votojnë kodin “03”, nëse duan që Shqipëria këtë vit ta prek finalen e “Eurovisionit”. /Telegrafi/