Site icon Telegrafi

Përfundon me sukses udhëtimi treditor në hapësirë, katër turistët bien me kapsulën e Space X në Oqeanin Atlantik

Udhëtimi i parë në hapësirë i një grupi turistësh që gjendeshin në kapsulën Space X dhe që për tri ditë është sillur rreth Tokës, ka përfunduar me sukses.

Katër turistë u kthyen në Tokë pas fluturimit treditor me kapsulën e Space X, që ateroi në Atlantik në afërsi të brigjeve të Floridas, transmeton Telegrafi.

“Në emër të Space X, mirë se u kthyet në Tokë, misioni juaj i ka treguar botës së hapësira është për të gjithë ne”, ka thënë kontrolli i Space X.

Fluturakja “Dragon” udhëtoi me shpejtësi prej 27.500 kilometra në orë, kurse ekuipazhi është ruajtur nga temperaturat e larta me një shtresë të veçantë – derisa kapsula ra në Oqeanin Atlantik.

Pas daljes nga fluturakja, para ardhjes së helikopterëve që i dërguan në Florida, ekuipazhi u pa duke ua bërë me dorë kamerave që transmetonin live ngjarjen. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version