Operacioni në zemër i Silvio Berlusconit ka përfunduar me sukses dhe tani ish-kryeministri italian do të fillojë periudhën e rikuperimit.
Siç raportojnë mediat italiane, përcjell Telegrafi, Berlusconi (79), kishte nevojë për një operacion i cili bënte zëvendësimin e një valvule të aortës.
Mediat italiane tani shkruajnë se operacioni kishte kaluar me sukses dhe se zemra e Berlusconit i është kthyer punës normale.
Tani ai do të ketë nevojë për rreth një muaj, periudhë kjo e rikuperimit, para se ti kthehet jetës normale. /Telegrafi/