Ndër meshkuj nesër takohen Drita – Besa (14:00) dhe Gjimnazisti – Akpa te Luzha (17:00), ndërsa të dielën Prishtina pret Therandën (19:00). Në elitën e meshkujve kampion i pjesës së parë është Besa e cila nuk ka pësuar asnjë humbje.
Në superligën e femrave të gjitha duelet në program janë nesër. Kosova do të presë Prishtinën (15:00), Drita pret Skenderajn (15:30) dhe Universiteti AAb Riinvest pret Kastriotin (16:00).
Në këtë kategori beteja për titull është shumë interesante pasi për këtë trofe me gjasat afërsisht të barabarta konkurrojnë Drita, Prishtina dhe Universiteti AAB Rininvest. /Telegrafi/