Telegrafi

Përfundon sezoni për Torres?

Torres nuk ka arritur të shkojë te mjeku i tij personal në Barcelonë për shkak të mbylljes së aeroporteve, por sipas stafit mjekësor të Liverpoolit, Torresit i duhet një operacion. Nëse spanjolli eventualisht operohet, përveç se do të mungonte në ndeshjet e Liverpoolit në Ligën Premier dhe Europa League, do të mungonte dhe në Botëror.

“Ne nuk jemi të sigurt nëse ai do të luajë përsëri këtë sezon. Ai duhet të kontrollohet nga specialisti në Barcelonë dhe më pas ai do të na tregojë se a nevojitet një operacion dhe kur do të rikthehet përsëri”, ka thënë Benitez për The Mirror.

Është spekuluar se Torres do të mund të luante të hënën ndaj West Hamit, por tani ekziston frika se ai do të mund të mungojë disa muaj. /Telegrafi/