Telegrafi

Përfundon sezoni për Nestan?

Mbrojtësi i Milanit ka lënduar tendinin e gjurit të majtë, ndërsa pas konsultave mjekësore, bëhet e ditur se ekziston mundësia që ai të ketë nevojë për operacion.

Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar ende dhe Nesta do të vazhdojë të trajtohet pa iu nënshtruar operacionit, ndërsa njëherit do të vazhdojë të takohet me një specialist para se të vendosë nëse do të operohet ose jo. /Telegrafi/