Telegrafi

Përfundon sezoni për Militon

El Principe u largua në minutën e 10-të nga loja pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në gju dhe në vend të tij u inkuadrua Rodrigo Palacio i cili shënoi dy golat e kësaj ndeshje.

Mediat italiane raportojnë se Diego Milito menjëherë është dërguar në spital para operimit nesër në gju dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj.

Ky lajm përbën një goditje të rëndë për të gjitihë Nerazzurët, të cilët do të jenë pa El Principen në ndeshjet kruciale të ardhshme sezonale ndaj Fiorentinës dhe Milanit. /Telegrafi/