Telegrafi

Përfundon sezoni për Michael Owen

Anglezi duhej të largohej nga fusha para kohe, pas dhimbjeve në kofshë. Parashikimet e para ishin se Owen do të mungojë vetëm disa javë, por Ferguson ka pohuar sot se sulmuesi do t’i nënshtrohet operacionit.

“Për fat të keq lëndimi i Michael është i keq dhe sezoni për të ka përfunduar. Lëndimi është më serioz se parashikimet tona të para dhe ai të hënën do të futet në operacion. Vërtet janë të pakëndshme lajmet për djaloshin dhe zhgënjyese për ne”, ka thënë Fergon./Telegrafi/