Jack Wilshere nuk po mund të shpëtojë prej lëndimeve.
Kështu së paku ka konfirmuar stafi mjekësor i skuadrës së Bournemouthit, e cila pësoi humbje gjatë fundjavës me rezultat 4:0.
Mesfushori anglez u lënduar si pasojë e një dueli me sulmuesin Harry Kane, i cili u rikthye në këtë takim pas shërimit prej një dëmtimi në këmbën e majtë.
Ai do të mungojë në pjesën tjetër të sezonit dhe pritet të rikthehet te Arsenali për t’iu nënshtruar programit të rehabilitimit. /Telegrafi/