Telegrafi

Përfundon sezoni për Isaiah Thomas

Pas lëndimit të pësuar mbrëmë në humbjen ndaj Clevelandit, pak çaste më parë është bërë e ditur që Isaiah Thomas ka një lëndim aspak të lehtë.

Ai nuk do të mund ta ndihmojë më skuadrën e Bostonit në ndeshjet e serisë finale ndaj Clevelandit.

Momentalisht Bostoni është në disavantazh 2-0 pas dy ndeshjeve të para finale dhe ndodhet shumë pranë eliminimit.

Me dy ndeshjet e ardhshme të serisë që luhen në palestrën e Clevelandit, ndërsa mungesa e Thomasit e komplikon edhe më tepër situatën.