Telegrafi

Përfundon sezoni për Hudson-Odoi

Callum Hudson-Odoi (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Një sezon që po shkon drejt fundit mes polemikash për Callum Hudson-Odoi, që mesa duket do e mbyllë me një lajm të rëndë.

Në ndeshjen ndaj Burnley, 18-vjeçari la fushën në minutën 41-të, duke u larguar i shoqëruar nga dy mjekë të skuadrës.

Pas ndeshjes sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale se ka mbyllur sezonin sepse ka thyer tendinin e Akilit. Nëse edhe Chelsea e konfirmon një gjë të tillë, atëherë gjërat vështirësohen edhe më tej për anglezin.

Lexo po ashtu Hudson-Odoi: Hazard një model për t'u ndjekur dhe një idhull

Dëmtime të tilla kërkojnë të paktën nëntë muaj kohë për t’u rikuperuar, ndërsa ka lojtarë që derisa të kthehen të gatshëm për të luajtur iu zgjat edhe një vit.

Për Hundson-Odoi mund të quhet si një mundësi e humbur kalimi i tij tek Bayern Munich në verë, që e ka kërkuar prej kohësh, edhe pse në katër ndeshjet e fundit trajneri Sarri e ka hedhur në fushë si titullar. /KP/