Telegrafi

Përfundon sezoni për Camoranesin?

Sipas Tuttosport, ‘Camo’ iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të mërkurën dhe rezultatet kanë treguar se e ka të dëmtuar rëndë një muskul në këmbën e tij të djathtë.

I njëjti burim thotë se fijet muskulore duhet të riparohen dhe ai ndoshta do të duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Sipas të gjitha gjasave italiani pritet të mungojë tre muaj, mirëpo nëse i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, mungesa e tij do të jetë shumë më e gjatë. /Telegrafi/