Telegrafi

Përfundon sezoni për Anthony Davis

Superylli i New Orleans Pelicans, Anthony Davis, nuk do të luajë më këtë sezon në NBA.

Sezoni ka përfunduar për Davis për shkak të lëndimit të pësuar në gju dhe në krah.

Ai pësoi lëndimin në gju më 18 mars në ndeshjen ndaj Portland Trail Blazers. Ai po ashtu vuan edhe nga një lëndim në krah dhe kjo është humbje e madhe për New Orleans Pelicans, pasi humbën lojtarin kryesor për pjesën e mbetur të sezonit.

Anthony Davis si “rookie” në sezonin e tij të parë në NBA ka shkëlqyer, ai ka një mesatare të shkëlqyer këtë sezon prej 24.3 pikësh dhe 10.3 kërcimesh për ndeshje. /Telegrafi/