Telegrafi

Përfundon sezoni i Giovincos?

Siç njofton Tuttosport, Napoli ka shprehur haptas interesimin për Giovincon kurse Sampdoria është nën hije. Ndërkohë që spekulohet se Giovinco do të përdoret si mjet për transferimin e Gianpaolo Pazzinit nga Sampdoria.

Nga ana tjetër njoftohet të ketë përfunduar sezoni për Giovincon, pas një lëndimi të marrë gjatë stërvitjes së mëngjesit në Vinovo.

Ndeshja e fituar 1-0 e Juves ndaj Cagliarit ndoshta do të jetë ndeshja e fundit e Giovincos në fanellën bardh e zi. /Telegrafi/